Shqipëria drejt heqjes së roaming-ut me Europën

Shqipëria dhe 5 vendet e rajonit janë një hap më pranë heqjes së tarifave të roamingut me Bashkimin Europian, pasi ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë miratuar nisjen e negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas burimeve jozyrtare nga Këshilli i BE-së, vendimi autorizon hapjen e negociatave me Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë për shërbimet e roamingut në rrjetet publike të telefonisë celulare.

Këshilli i BE-së pritet ta miratojë zyrtarisht vendimin më 4 qershor, pas së cilës mund të nisin negociatat me secilin vend të rajonit. Presidenca qipriote e Bashkimit Europian deklaroi se mbështet fuqishëm perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjerimi i zonës pa roaming është një shenjë e qartë e angazhimit tonë ndaj rajonit. Ne presim me padurim miratimin zyrtar të vendimit që autorizon hapjen e negociatave për këto marrëveshje”, ka thënë një zëdhënës i Presidencës së Qipros në BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi në fjalë i referohet hapjes së negociatave për marrëveshje sektoriale ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, përkatësisht për roamingun në rrjetet publike të komunikimeve mobile,

Komisioni Europian propozoi në shkurt zgjerimin e skemës “Roam Like at Home” edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Institucionet europiane presin që negociatat të përfundojnë deri në fund të vitit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?