“Shqipëria duhet të jetë vigjilente”, gjenerali amerikan flet pas kërcënimit iranian për vendin tonë

Ditën e djeshme, lideri iranian, Ali Khamenei deklaroi se në Ballkan ndodhet një vend i vogël, ku bashkëpunojnë europianët. Shqipëria, me pak fjalë u vu në shënjestër të sulmeve dhe kërcënimeve verbale të shtetit që duket se është në prag lufte me SHBA-të.

Për këtë situatë, ditën e sotme, i ndodhur para gazetarëve, foli edhe Gjenerali amerikan Michael Barbero. Ai deklaroi se Shqipëria duhet të jetë vigjilente.

I pranishëm në një takim në Tiranë për sfidat e sigurisë , Barbero deklaroi se vigjilenca duhet të jetë në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike.

I pyetur nëse Shqipëria mund të jetë shënjestër për Iranin në të ardhmen, gjenerali deklaroi: Fatkeqësisht çdo mik i SHBA apo aleati ynë mund të shikohet si një shënjestër. Për këtë vigjilenca është mjaft e rëndësishme veçanërisht në fushën kibernetike, pasi Irani ka disa aftësi mjaft të sofistikuara për sulmet kibernetike. Për këtë arsye Shqipëria duhet të tregohet mjaft vigjelinetë në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike”.

Ai shtoi se ka ardhur momenti që partnerët aleatë të qëndrojnë të fortë dhe nuk duhet të vazhdojnë të kërkojnë falje për vrasjen e Soleimanit. Sipas tij, është momenti që aleatët të thonë nëse janë kundër terrorizmit apo jo.

Në vijim, Barbero tha: Nuk mendoj se ka një konflikt global në horizont. NATO duhet të intensifikojë mbështetjen e operacioneve në Irak. NATO është një aleancë që vazhdon të jetë e rëndësishme dhe vepron në mënyrë të përshtatshme. Mendoj që NATO do të reagojë ndaj çfarëdo lloj sulmi do ti bëhet ndonjë prej shteteve anëtarë të saj”.

SHKARKO APP