Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:51 Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë Atmosferë e tensionuar në kampin e Francës në prag të përballjes me Italinë në San Siro, e vlefshme për UEFA Nations League. Marrëdhënia mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqipëria e 3 në Europë për aplikimet për azil të fëmijëve, më e preferuara Franca

Aktualitet E martë, 27 Korrik 2021 08:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Edhe pse në një vit pandemik, që kufizoi udhëtimet, mbi 2 mijë fëmijë nga Shqipëria aplikuan për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, dhe Zvicër. Të dhënat u publikuan nga Eurostat, në raportin e fundit për aplikimet për azil nga fëmijët (personat nën moshën 18 vjeç).

Aplikimet nga Shqipëria përbënin 12% të totalit nga shtetet Europiane (jo anëtarë të BE-së). Në vend të parë është Turqia (24% të aplikimeve totale nga Europa) dhe Rusia (23%). Të dy këto shtete kanë një popullsi shumë më të lartë se vendi ynë, duke bërë që Shqipëria të jetë rekord për aplikimet për azil të fëmijëve në raport me popullsinë. Në vend të katërt është Moldavia me 10% dhe më pas renditet Serbia me 8%.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Franca, më e preferuara për fëmijët shqiptarë
Sipas Eurostat, në total kishte 2,125 aplikime nga fëmijët shqiptarë në vendet e BE-së dhe Zvicër në 2020-n (nga të cilët gati 83% ishin nën 14 vjeç). Në krahasim me vitin e mëparshëm aplikimet kanë rënë rreth 3 herë për shkak të kufizimeve të pandemisë. Destinacioni kryesor i aplikimeve të fëmijëve është Franca, që njihet si një shtet me praktika më sociale. Në 2020-n, ai përbënte 44% të totalit të aplikimeve, e ndjekur nga Gjermania, 22.6%, Greqia 11.3%, Belgjika 6.8%, Italia (5.8%), Suedia (3.7%).

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në vitin 2019, rreth 10% e aplikimeve nga fëmijët u bënë në Mbretërinë e Bashkuar, por në 2020-n, Eurostat nuk ka raportuar të dhëna për shtetin që ka dalë tashmë nga BE-ja. Aplikimet e fëmijëve shqiptarë për azil në 2020-n zinin 34.3% të totalit, sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor.

Mund t'ju interesojë

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 34 minutash
Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next...

Para 38 minutash
Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Para 38 minutash

Aplikimet në total
Sipas Eurostat, në vitin 2020, rreth 129.6 mijë fëmijë (persona nën 18 vjeç) paraqitën një kërkesë për herë të parë për azil në BE që korrespondon me 31% të numrit të përgjithshëm të kërkesave për herë të parë të azilit të regjistruar në BE. Midis atyre fëmijëve, 10% ishin të mitur të pashoqëruar që korrespondonin me 3% të numrit të përgjithshëm të azilkërkuesve për herë të parë.

Në të gjithë Shtetet Anëtare të BE-së, përqindja e fëmijëve në numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve për herë të parë ndryshonte në vitin 2020 nga 54% në Gjermani në 6% në Sllovaki, ndërsa pjesa e të miturve të pashoqëruar në numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve për herë të parë ishte më e larta në Bullgari (23%) dhe më e ulëta në Spanjë (0,1%). Në Çeki, Estoni, Letoni, Lituani dhe Hungari nuk u regjistrua asnjë aplikim nga të miturit e pashoqëruar nuk u regjistrua në vitin 2020.

Në lidhje me vendin e shtetësisë së aplikantëve të mitur për herë të parë të azilit në vitin 2020, më shumë se gjysma (52%) e fëmijëve kishin një shtetësi të një vendi aziatik, 22% afrikane, 13% nga Amerika dhe 9% kishin një shtetësi europiane nga një vend jo i BE-së. Siria, (me 25% të numrit të përgjithshëm të fëmijëve që kërkojnë azil për herë të parë) ishte shtetësia kryesore e azilkërkuesve të mitur për herë të parë në 2020.

Pjesa e të miturve të pashoqëruar në numrin e fëmijëve që kërkojnë azil për herë të parë nga kontinenti ishte 15% për Azinë dhe 11% për Afrikën, ndërsa kjo pjesë ishte e barabartë me 2% për Evropën (jo-BE) dhe 1% për Amerikën. Në vitin 2020, vendi kryesor i shtetësisë së aplikantëve të azilit që konsiderohen të mitur të pashoqëruar ishte Afganistani (41% e totalit të BE-së të të gjithë aplikantëve që konsiderohen të mitur të pashoqëruar)./Monitor

Etiketat e lidhura

azilfemije
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 9 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”
Para 9 minutash

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë din...

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 25 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 33 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.