Shqipëria e paprekur nga virusi, mjekët: Nga imuniteti i krijuar

Çfarë po ndodh me Shqipërinë? Duket se vendi ynë është unim nga koronavirusi edhe pse nga Italia fqinje, e cila është kthyer në vatrën e epidemisë për të gjithë Europën, çdo ditë në Shqipëri mbërrijnë 18 mijë udhëtarë. Ka shpjegime që për shkak të kushteve klimatike, pasi ne jemi më ngrohtë, ne kemi shumë mikroorganizma gjatë gjithë vitit dhe kemi një imunitet më të fortë në momentin që shfaqen organizma të reja. Në fakt nuk është prekur rajoni sepse edhe Greqia dhe Maqedonia nuk kanë shpërthime komunitare por kanë raste të importuara.

Ekspertët kanë vlerësuar se virusi ka strukturë të ngjashme me atë të HIV AIDS ndaj kundër tij po përdoren këto medikamente. “Po përdoren antiretrovirale dhe së fundmi antimalarike. Këto janë përdorur në Kinë dhe po përdoren edhe në Itali”, shprehet Andi Korraqi.

Në vendin tonë ka dyshime se virusi nuk kapet pasi në testojmë shumë pak raste. Janë testuar gjithsej 50 raste, ndërkohë testohen vetëm ata të cilët vijnë nga vendet e prekura dhe shfaqin simptoma në pikat tona kufitare.
Ministria e Shëndetësisë hedh poshtë dyshimet se në laborator testohen pak raste për shkak të mungesës së kiteve. Ata thonë se ka kite mjaftueshëm për çdo skenar të mundshëm.

SHKARKO APP