Shqipëria është e rrezikuar nga zjarret

Nisur nga gjendja alarmante nga flakët në Greqi, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj në një intervistë tha se janë marrë të gjitha masat për parandalimin e ngjarjeve të tilla në kryeqytetin shqiptar.

Ai u shpreh për report tv se Shqipëria është e rrezikuar nga zjarret për shkak të temperaturave dhe terrenit, por jo në nivelin e Greqisë. Megjithatë ai deklaroi se gatishmëria është e plotë për të përballuar situatat e tilla nëse do të ketë. Goxhaj tregon se cilat janë zonat më të rrezikuara dhe si duhet të veprojnë qytetarët.

“Shqipëria është e rrezikuar nga zjarret jo në nivelin e Greqisë, por është e rrezikuar për shkak të temperaturave dhe terrenit. Ne kemi zonat problematike të evidentuara, ku ka shkurre dhe kullota, kemi kohë që përgatitemi. Jemi pozicionuar shumë mirë për të përballuar situatën.

Kemi shërbim në disa pika në kryeqytet. Ne kemi kapacitetet dhe mjetet e nevojshme për përballimin e situatave, kjo u duk edhe vitin e kaluar. Këtu kanë punonjës prej 30 vitesh, por si vjet nuk mbanin mend, por të gjitha ngjarjet u përballuan me sukses.” u shpreh ai.

SHKARKO APP