Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:26 Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistrin, duke e shpallur fajtor për korrupsion dhe pastrim të produkteve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqipëria financon arsimin më pak se Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi, PD: Rama premtoi Europën, por na la pas rajonit

Aktualitet E mërkurë, 19 Gusht 2026 15:07
Shqipëria financon arsimin më pak se Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi, PD: Rama premtoi Europën, por na la pas rajonit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama si përgjegjësin e degradimit të arsimit në Shqipëri. Gjatë një deklaratë për mediat drejtuesja e departamentit të arsimit në PD, Lili Sula deklaroi se Shqipëria është e fundit në rajon për nivelin e arsimit dhe financimit. ”PD do ta ndryshojë këtë realitet me nje program bashkëkohor dhe me financim të përafërt me vendet e BE. Vetëm me një arsim cilësor dhe me politika pro dijes mund të ndalet shpopullimi dhe ikja e trurit. Sa për Edi Ramën, të vërtetën e thotë protestat 80 ditore e mijra qytetarëve që kërkojnë largmin e tij. Dorëheqja e Ramës është kusht për të ardhmen e arsimuar dhe europiane të vendit”,-tha Sula.

Deklarata e plotë

Sipas të dhënave të EUROSTAT, Shqipëria vijon të financojë arsimin në nivel shumë më ulët se vendet e Bashkimit Europian. Në vitin 2023, shpenzimet publike për arsimin përbënin vetëm 2.9% të PBB, kundrejt mesatares prej 4.7% në vendet e BE-së. Edhe në raport me vendet e rajonit Shqipëria çalon, me 2.9% të PBB-së, në krahasim me mesataren e Ballkanit Perëndimor, e cila është 3.9% e PBB. Financimi i arsimit nga buxheti i shtetit për Kosovën shënon 4.7% të PBB-së, Bosnjë-Hercegovina 4.4%, Mali i Zi 4.1%, Maqedonia e Veriut 3.7%, ndërsa Serbia 3.3%.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Thënë ndryshe shteti shqiptar duhej ta rriste me rreth 60% financimin e arsimit për të arritur nivelin mesatar të BE-së. Edhe nëse do të përfshihej në renditjen e 27 vendeve anëtare të BE-së, Shqipëria do të renditej e fundit në listës – pas Rumanisë, me 3% të PBB-së; që ndiqet nga Greqia me 3.3% dhe Malta me 3.4%. Po japim vetëm një problem shumë konkret: testimi ndërkombëtar PISA, 2022, tregoi se vetëm 26.3% e 15-vjeçarëve shqiptarë ishin mbi Nivelin 2 në aftësitë e të lexuarit, që do të thotë se rreth 73.7% ishin nën nivelin bazë të aftësisë së leximit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edi Rama premtoi para 13 vitesh se do ta financonte arsimin me 5% të PBB-së, ndërsa realisht, financimi i shtetit mbetet në nivele më të ulëta se periudha e viteve 2009–2013 kur qeveriste Partia Demokratike. Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Europian (OECD) dhe Fondacioni Evropian i Trajnimit (ETF) kanë theksuar në raportet e vitit 2023 se Shqipëria ka një sistem arsimor të nënfinancuar, dhe kanë kërkuar rritje të buxhetit për të përmbushur standardet e BE-së. Këto institucione kanë ngritur shqetësimin mbi pjesëmarrjen në arsim, mbi rënien e regjistrimeve, sidomos në arsimin profesional, gjë që rrezikon përgatitjen e fuqisë punëtore.

Mund t'ju interesojë

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet m...

Para 4 minutash
Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do...

Para 26 minutash
Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për nj...

Para 27 minutash

Qeveria nuk i ka marrë parasysh, përkundrazi ka propaganduar rezultate dhe vlerësime patronazhistësh. Raportet evidentojnë se niveli i të rinjve jashtë sistemit të arsimit dhe të punësimit në Shqipëri është alarmues me rreth 25% e të rinjve 15–29 vjeç gjenden jashtë arsimit, punësimit dhe trajnimit – duke u renditur në fund të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së që ka një nivel mesatar dukshëm më të lartë (~11%). Migracioni dhe plakja e popullsisë për strukturat ndërkombëtare përbën një tjetër shqetësim – që po e dobësojnë bazën e studentëve dhe fuqinë punëtore, por qeveria përmes politikave dearsimuese, rritjes së pandalshme të çmimit të jetesës për studnetët, kapjes politike të gjithë sistemit arsimor, e ka nxitur shpopullimin.

Ndërkohë që raportet e ETF dhe OECD kanë theksuar domosdoshmërinë e zhvendosjes së prioriteteve kryesore të qeverisë, nga ndërtimi dhe turizmi -tek arsimi dhe investimi në kapitalin njerëzor -qeveria shqiptare ka vazhduar të përqendrojë strategjinë te ndërtimi, korrupsioni dhe pastrimi i parave. Ndërkohë që vendet e BE-së e trajtojnë arsimin si investim strategjik për konkurrueshmërinë afatgjatë, qeveria shqiptare e ka lënë arsimin të degradojë vit pas viti. Rekomandimet ndërkombëtare nënvizojnë se pa rritje të financimit dhe të cilësisë së arsimit, Shqipëria mbetet prapa në integrimin europian dhe në tregun global të punës.

Partia Demokratike do ta ndryshojë këtë realitet me nje program bashkëkohor dhe me financim të përafërt me vendet e BE. Vetëm me një arsim cilësor dhe me politika pro dijes mund të ndalet shpopullimi dhe ikja e trurit. Sa për Edi Ramën, të vërtetën e thotë protestat 80 ditore e mijra qytetarëve që kërkojnë largmin e tij. Dorëheqja e Ramës është kusht për të ardhmen e arsimuar dhe europiane të vendit.

Etiketat e lidhura

arsimiPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg
Para 4 minutash

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 19 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 26 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 27 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.