Shqipëria hedh hap të ri, terapi hormonale për transgjinorët në QSUT

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar për herë të parë një protokoll zyrtar për terapinë hormonale të personave transgjinorë në sistemin publik shëndetësor në Shqipëri. Shërbimi do të ofrohet në QSUT dhe do të mbulohet nga fondet publike përmes sigurimeve të detyrueshme shëndetësore.

Protokolli përcakton kriteret mjekësore, procedurat klinike dhe mënyrën e monitorimit të trajtimit. Ai përfshin si të rriturit, ashtu edhe adoleshentët, të cilët në raste të veçanta mund të marrin trajtim nga mosha 16 vjeç (ose 14 vjeç me vlerësim të specializuar dhe miratim familjar). Para fillimit të terapisë kërkohen analiza hormonale, ekzaminime laboratorike dhe vlerësime mjekësore e psikosociale, si dhe nënshkrimi i pëlqimit të informuar.

Trajtimi hormonal sjell ndryshime graduale fizike, si ndryshime në zë, qime, masë muskulore te burrat transgjinorë dhe zhvillim gjoksi apo zbutje të lëkurës te gratë transgjinore, të cilat zhvillohen gjatë muajve dhe viteve të para të terapisë. Protokolli paralajmëron gjithashtu për rreziqe të mundshme shëndetësore, përfshirë probleme kardiovaskulare, çrregullime metabolike dhe komplikacione të tjera, ndaj pacientët do të monitorohen rregullisht, sidomos në vitin e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri tani, shumë persona transgjinorë në Shqipëri janë detyruar të kërkojnë trajtim jashtë vendit ose në mënyrë jo të kontrolluar brenda vendit, gjë që ka rritur kostot dhe rreziqet shëndetësore. Me këtë vendim synohet që trajtimi të bëhet i aksesueshëm, i rregulluar dhe i sigurt brenda sistemit publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?