Shqipëria importon sasi rekord karburanti në korrik, nafta mbi 200 lekë/litër

Pavarësisht rritjes së fortë të çmimeve të karburanteve pas krizës së krijuar nga bllokimi i ngushticës së Hormuzit, importet e naftës në Shqipëri kanë shënuar një tjetër rekord. Vetëm gjatë muajit korrik, vendi importoi rreth 76 mijë tonë karburant, afro 5 mijë tonë më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Volumi i importuar në korrik rezulton gjithashtu më i lartë se në janar dhe shkurt, periudhë kur konflikti nuk kishte nisur ende dhe çmimi i naftës në tregun vendas luhatej rreth 173-175 lekë për litër.

Në total, që nga fillimi i vitit, importet e karburanteve kanë arritur në rreth 408 mijë tonë, pothuajse në të njëjtin nivel me vitin e kaluar. Megjithatë, krahasuar me vitet 2022 dhe 2023, volumi është rritur me rreth 100 mijë tonë. Ndërkohë, në tregjet ndërkombëtare, nafta bruto ka pësuar një rritje të ndjeshme. Nga më pak se 72 dollarë për fuçi në fund të korrikut, çmimi ka kaluar tashmë nivelin e 90 dollarëve.

Rritja në bursat ndërkombëtare është reflektuar menjëherë edhe në tregun shqiptar. Nafta në pikat e karburantit ka arritur deri në 201 lekë për litër, nga 176 lekë që ishte pas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës. Edhe benzina ka pësuar një rritje të konsiderueshme. Çmimi i saj ka shkuar deri në 205 lekë për litër, ndërsa rreth një muaj më parë shitej me rreth 166 lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?