FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria kryeson rajonin në reforma, Koçiu: 212 milionë euro për mbështetje dhe investime

Zv/kryeministrja Albana Koçiu ka marrë pjesë në takimin e Komitetit të Monitorimit të Planit të Rritjes dhe Reformave (RGF) zhvilluar sot në ambientet e Bankës së Shqipërisë.

Në këtë takim ishin të pranishëm partnerë ndërkombëtarë dhe institucionet përgjegjëse ku është diskutuar mbi rezultatet e arritura dhe hapat e mëtejshëm në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Koçiu thekson në një postim në rrjetet sociale se “Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt Brukselit, me 33 hapa reformues të realizuara në 5 shtylla politike dhe mbi 212 milionë euro për mbështetje buxhetore dhe investime strategjike, duke kryesuar në Ballkanin Perëndimor për ritmin e zbatimit të reformave”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas saj, rruga është e qartë dhe objektivi i pandryshueshëm. ”Qeveria Shqiptare është plotësisht e angazhuar për të çuar përpara çdo reformë, pa humbur kohë, me rezultate konkrete dhe me bindjen se ky është momenti i Shqipërisë Europiane”,-tha Koçiu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?