Shqipëria mban një rekord negativ në rajon, vendi me numrin më të lartë të aksidenteve

Mëngjesin e sotëm një familje e tërë u shua në aksident. Katër pjesëtarët e familjes Gashi po ktheheshin nga Greqia për pushime në Shqipëri, por humbën jetën në një aksident rrugor në aksin rrugor Vlorë-Fier.

Fatkeqësisht nuk janë viktimat e para, pasi aksidentet rrugore janë shkaku i tretë i fataliteteve pas vdekjeve natyrale dhe atyre me diagnoza të panjohura. Instituti i Statistikave thekson se fatalitetet si pasojë e aksidenteve rrugore përbëjnë më shumës e 1 për qind të totalit të vdekjeve të raportuara.

Paçka se shifrat u ulën gjatë vitit të shkuar, kjo edhe si pasojë e masave kufizuese, 5-mujori i parë i këtij viti shënoi një rrije të ndjeshme të aksidenteve. Sipas INSTAT, në harkun janar-maj ndodhën 547 aksidente rrugore nga 390 të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritje të ndjeshme pësoi edhe numri i fataliteteve. Në 5-mujorin e parë humbën jetën 90 persona nga 58 në të njëjtën periudhë të vitit 2020. Ardhja e verës dhe shtimi i fluksit të qarkullimit në rrugët e vendit pritet të rrisë edhe më tej shifrat e aksidenteve rrugore. Këtë e konfirmon edhe trendi i muajit qershor, ku teksa muaji ende nuk është mbyllur, shifrat janë në nivel më të lartë krahasuar me vitin e shkuar.

SHKARKO APP