Shqipëria mbështet Izraelin/ Netanyahu sms falenderimi në Twitter: Nuk tolerojmë, godasim fort Hamasin

Ndonëse bilanci i viktimave në Gaza shtohet nga ora në orë, Izraeli nuk tërhiqet nga sulmet dhe paralajmëron se do të godasin sërish organizatat terroriste. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu përmes një postimi në Twitter, ka rreshtuar Shqipërinë, pas SHBA-së, si një nga vendet që mbështet të drejtën e tyre për vetëmbrojtje.

”Faleminderit që qëndruat me vendosmëri me Izraelin dhe mbështetni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste. Këto javë, miliona izraelitë u detyruan të futeshin në strehimoret e bombave, ndërsa raketat binin mbi qytetet tona. Disa izraelitë janë vrarë. Shumë të tjerë janë plagosur. Ju e dini dhe unë e di, asnjë vend nuk do ta tolerojë këtë. Izraeli nuk do ta tolerojë këtë. Nuk ka marrë ende fund. E kam thënë, ne do të godasim fort Hamasin dhe organizata të tjera terroriste. Dhe këtë po bëjmë”,-shkruan në disa postime në Twitter kryeministri Izraelit.

Por nga ana tjetër, dje qytetarët mbajën një protestë në Tiranë, në mështetje të Palestinës. Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, pasditen e së shtunës u mbajt një protestë në mbështetje të Palestinës, e cila është përfshirë në një konflikt të armatosur me Izraelin. “Jam Palestina a po më dëgjoni?”, “Lironi Palestinën”, “Shqipëria qëndron pranë Palestinës”, ishin disa nga pankartat që qytetarët mbanin në duar.

https://arkiva.kohajone.com/protesta-ne-bote-por-edhe-ne-tirane-ne-mbeshtetje-te-palestines-free-palestine-foto/

SHKARKO APP