Shqipëria më pak e pëlqyer në rajon për investime

Një sondazh i kompanive gjermane që kanë investuar në Ballkanin Perëndimor i zhvilluar nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, në bashkëpunim me partnerë lokalë, del në përfundimin se Shqipëria është më pak e pëlqyer për investime.

“Sipas sondazhit, 33% e të anketuarve u shprehën se janë të pakënaqur me përvojën e përgjithshme të të punuarit në Shqipëri, përkundrejt vetëm 8% në Maqedoninë e Veriut, 11% në Serbi dhe 20% në Bosnjë – Hercegovinë”.

Sondazhi evidenton probleme lidhur paqëndrueshmërinë, qeverisjen dhe institucionet e dobëta. Maqedonia e Veriut rezulton shteti me vlerësimet më të larta nga investitorët gjermanë. Ekspertët vlerësojnë se për të rritur atraktivitin e rajonit si destinacion investimi, duhet një strategji që shikon përtej fuqisë së lirë punëtore dhe taksave të ulëta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?