Shqipëria me rrugë të shtrenjta por të pasigurta
Shqipëria vazhdon të ndërtojë rrugë që marrin shumë para por megjithatë ato prapë janë të pasigurta dhe jo në standardet e duhura. Njohësit e kësaj fushe tregojnë se ku janë mangësitë gjatë ndërtimit të segmenteve, kurse drejtuesit e mjeteve flasin për rrezikun e përditshëm.
Sipas ekspertit rrugor, inxhinier Mikel Caku, entet ndërtuese të rrugëve në Shqipëri më shumë i kushtojnë rëndësi ndërtimit si strukturë duke mos përfshirë në zëra fonde që kanë të bëjnë me sinjalistikën apo studime që mbrojnë jetët e njerëzve.
“Vitet e fundit është miratuar një udhëzim i Ministrisë së Transportit dhe Ministrisë së Brendshme e cila detyron entet e rrugës që të parashikohet që në fillim të investimit një fond i veçantë për auditimin dhe inspektimin e sigurisë rrugore”.
Ndërtimet e rrugëve në Shqipëri marrin miliarda euro nga taksapaguesit, infrastruktura e dobët e tyre dhe mungesa e studimeve përkatëse do të vazhdojnë të marrin jetë njerëzish.
KOHA JONË SONDAZH

