Shqipëria me Sirinë dhe Afganistanin, në krye të listës për emigrantë në Gjermani

Shqiptarët vijojnë të jenë në vendet e para për numrin e emigrantëve të paligjshëm në Gjermani. Gazeta gjermane “Funke”, citon të dhënat e policisë të cilat e rendisin Shqipërinë mes pesë vendeve kryesore për emigrim të paligjshëm në Gjermani. Konkretisht, sipas policisë gjermane gjatë vitit 2019 kanë hyrë në territorin gjerman 1 682 shqiptarë.
Në vend të parë është Afganistani me 2 399 emigrantë. Më pas vjen Nigeria me 2133 emgirantë, Turqia me 1721, Siria me 1691, Shqipëria 1682 dhe Iraku me 1651 emigrantë të paligjshëm. Sipas autoriteteve gjermane në total, gjatë vitit 2019 në Gjermani kanë hyrë 33 mijë emigrantë të paligjshëm nga të cilët 20 mijë janë kthyer sërish në vendet e origjinës.
Ajo që bie në sy të shifrat e policisë gjermane është renditja e Shqipërisë në të njëjtët listë me vendet që janë në konflikt apo kanë probleme serioz ekonomike dhe demokracinë. Afganistani, Iraku dhe Siria, shtete ku listohet edhe Shqipëria, janë vende me konflikte të armatosura prej disa vitesh.

Renditja e Shqipërisë në këtë listë tregon dhe problemet reale të ekonomisë me të cilat po përballet vendi. Në listën e policisë gjermane nuk ka asnjë vend tjetër me këto shifra nga rajoni i Ballkanit.
Shifra prej rreth 1700 shqiptarësh që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme është edhe më e lartë se ajo e vendeve si Iraku. Ndërkohë që nëse llogaritet dhe shifrat e të rinjve që shkojnë në Gjermani në mënyrë të rregullt me dokumente për punësim mund të thuhet se ka një eksod të ri.

Linku i lajmit në median gjermane: Mehr illegale Einreisen als Abschiebungen

SHKARKO APP