Shqipëria, ndër pesë destinacionet turistike të sugjeruara nga Financial Times

Gjergjia
Skena nëntokësore e muzikës elektronike në Tbilisi ka bërë që disa ta quajnë këtë qytet si “Berlin i ri”. Magazinat prej grafiti të kthyera në hostele moderne, udhëtimi pa viza për shtetasit e BE që nga viti 2017 dhe legalizimi i marijuanës, vitin e kaluar kanë qenë ndër faktorët kryesorë që Gjeorgjia të shënojë një numër rekord vizitorësh (8.7 milion vitin e kaluar).

Ishujt Faroe
Asnjë vend tjetër nuk ka përfituar kaq shumë sa ky vend i vogël nga fuqia virale e mediave. Një riorganizim dhe nxitje e fondeve për turizmin në vitin 2012 u pasua nga një varg fushatash në internet duke përfshirë “pamjen e deleve”, një alternative e programit të “Google Street View”, me kamera të vendosura në shpinë të deleve, dhe një programi përmes të cilit banorë të ishullit përkthejnë shprehje tipike të vendit në anë të videomesazheve. Projekti i fundit “Mbyllur për mirëmbajtje” për një fundjavë, kishte për qëllim të ftonte vullnetarë për të ndihmuar në projektet e ruajtjes. Rezultati solli një rritje e vizitorëve me 31 për qind në vitet 2014-2018 dhe një ndryshim në demografinë e popullsisë së vendit.

Shqipëria
Ndërsa Dubrovniku po dyndet nga turistë sa ka nisur plane për të taksuar anijet e lundrimit, plazhet e Shqipërisë, më pak se një makinë pesë orë larg, mbeten ende të qeta. Por ndoshta jo për shumë kohë. Imazhi si vendi më i rrezikshëm dikur në Ballkan po venitet dhe numri i turistëve u rrit me 20 për qind këtë vit. Festivali i muzikës Kala në bregdetin e Dhërmiut bëri që bregdeti të mbytej nga klubet e plazheve. Pjesëmarrësit e festivalit së shpejti do ta kenë më të lehtë për të mbërrituar atje, falë një aeroporti të ri që është planifikuar të ndërtohet në qytetin e Vlorës.

Uzbekistan
Duke ofruar mundësinë për t’u shfrenuar në Detin Aral të tharë në një varrezë me anije të ndryshkura, festivali Sithia, që nisi vitin e kaluar, është gjeja më e bukur që mund të besh në Azinë Qendrore. Ky festival ka nxituar ardhjen e vizitorëve të ndryshëm, si dhe lehtësimi i rregullave të vizave dhe infrastruktura e përmirësuar e bëjnë udhëtimin në këtë vend shumë më të lehtë. Skyscanner raporton një rritje prej 97 për qind të kërkesave për këtë vit në krahasim me vitin e kaluar. Intrepid Travel, i cili pretendon se është kompania më e madhe në botë për grupe të vogla turistike, thotë se shitjet nga Uzbekistani janë rritur 257 për qind në vit. “Wshtë destinacioni që pati më shumë rritje të kërkesave turistike për vitin 2019”, thotë Aaron Hocking, drejtori tregtar i Intrepid.

Pakistan
A mund të jetë 2020 viti i Pakistanit? Një skemë e re e vizave elektronike nisi në mars dhe British Airways rifilloi fluturimet për në Islamabad në qershor. Ndërkohë numri i vizitorëve në pikat turistike të vendit u rrit më shumë se trefish midis 2014 dhe 2018. STA Travel, kompania më e madhe në botë e udhëtimit për studentë dhe të rinj, raportoi një rritje prej 91 për qind të udhëtarëve këtë vit krahasuar me të fundit, ndërsa operatori Wild Frontiers ka regjistruar 40 për qind më shumë prenotime.

Përktheu: Lindita Kokoli, Koha Jonë

Burimi: https://www.ft.com/content/7964db7a-ff18-11e9-a530-16c6c29e70ca

SHKARKO APP