“Shqipëria në 4 rajone”, Çollaku: Frikën e Ramës nuk e shëron dot mandati i hequr nga Qarku Dibër, nuk i ikën dot dajakut popullor

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës Kreshnik Çollaku shprehet se Frikën e Ramës nuk e shëron dot mandati i hequr nga Qarku Dibër.

Duke marrë shkas nga debati më i fundit për ndarjen e re territoriale të propozuar nga mazhoranca, Çollaku shprehet se pavarësisht llogarive që ai bën për të marrë mandate në tavolinë, Edi Rama në çdo zgjedhje do të jetë i humbur.

“Ed Rama bëj llogari sa të duash në tavolinë, me zgjedhje në çdo zgjedhje je i humbur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmi se specialistët e Ramës planifikojnë të heqin një deputet nga Qarku Dibër duke e ulur në 5 numrin e përfaqësuesve të Dibrës në parlamentin e ardhshëm është përçmim racist karshi një qarku e një zone që njihet e dihet se nuk voton majtas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama e di se kurdo të ketë zgjedhje nuk ka më shans të përdorë bandat e drogës e policinë e hashashit.

Jo se ka ndërruar mendje, por se e di se këtë radhë dibranët, matjanët e bulqizakët e kanë ndarë mendjen, faturën do t’ia japin si ta kërkojë kujtdo që do të përpiqet të prekë votat.

Edi Rama është nga ata që i ka frikë faturat.

Edi Rama po ashtu e di se në qark të Dibrës, aty ku vite më parë bëri eksperimentin monstruoz të blerjes së votave… lojëra të tilla nuk i bën dot më. Edi Rama e di se ca gjëra sot janë ndryshe dhe humbjen e ka të pashmangshme dhe të thellë.

Ndaj gjen zgjidhjen tjetër, atë prej frikacaku, i heq një mandat Qarkut Dibër, duke shpresuar si i mbyturi te fija e barit.

Lodhesh kot Ed Rama, me 6 apo me 5 mandate në Dibër nuk i ikën dot dajakut popullor me votë.

Prit e do të shohësh, se dhe ne mezi po presim”, shprehet përmes rrjeteve sociale, Kreshnik Çollaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?