Shqipëria në “shtetrrethim”! Në Bulqizë, asnjë lëvizje në qytet
Në qytetin e Bulqizës vijon të zbatohen me përpikmëri masat e ndërmarra kundër përhapjes së koronavirusit.
Ndërkohë të gjithë lokalet vijojnë të mbyllur. Prej orës 6 të mëngjesit policia ka vijuar punën për të mos lejuar lëvizjen e automjeteve. Sot në Bulqizë lëvizja e banorëve është shume e reduktuar, ajo ç’ka vërehet më shumë se njerëzit janë qentë në rrugët e qyteti ku tashmë janë kthyer në një rrezik për banorët.
Tashmë për banoret një tjetër problem është edhe rritja e çmimeve, ndërsa vetë bizneset shprehen se jemi të detyruar ti rrisim çmimet pasi po i marrim edhe vetë me çmim të rritur.