Shqipëria në shtetrrethim, por aksidentet s’kanë të ndalur, tre të plagosur në Roskovec

Tre të rinj kanë përfunduar në spital pas një aksidenti me makinë ku u përfshinë pasditen e sotme në rrugën Suk ‐Strum të Bashkise Roskovec.

Burimet thanë se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia me të cilën mjeti po lëvizte, duke shkaktuar daljen e tij nga rruga e përplasjen me bordurën anësore.

Ambulanca dhe policia shkuan në vendin e ngjarjes e kanë nisur hetimet për aksidentin, i cili ndodh në orarin kur është e ndaluar lëvizja për qytetarët.

Të rinjtë mësohet se janë dërguar në spitalin e Fierit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

SHKARKO APP