Shqipëria në vëmendjen e Francës: “Échappées belles” i kushton 90 minuta magjisë shqiptare

Shqipëria po konfirmohet si një nga destinacionet më tërheqëse turistike në Evropë, me një rritje të vazhdueshme të numrit të vizitorëve dhe një imazh gjithnjë e më pozitiv në arenën ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale një moment domethënës për promovimin e vendit: Emisioni i njohur francez “Échappées belles”, që transmetohet në kanalin “France 5”, do t’i kushtojë Shqipërisë një episod të plotë prej 90 minutash, që do të transmetohet më 31 maj, ora 21:00.

“Një udhëtim magjik drejt Shqipërisë së egër, të bukur e të vërtetë”, thekson Rama, duke shtuar se perceptimi i mëparshëm në Francë – i një vendi të egër, të shëmtuar e të pavizitueshëm – po zëvendësohet nga imazhi i një destinacioni mbresëlënës që “të ndryshon”, siç thuhet edhe në spotin promovues të emisionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo tendencë e rritjes së turizmit tregon jo vetëm interesin në rritje për bukuritë natyrore dhe kulturore të Shqipërisë, por edhe suksesin e përpjekjeve për promovimin ndërkombëtar dhe përmirësimin e infrastrukturës turistike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?