Shqipëria përgatitet për rrjetin 5G
Edhe Shqipëria nis përgatitjet për implementimin e teknologjisë më të fundit të internetit 5G.
Agjencia e Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka hapur së fundmi tenderin me vlerë 28.6 milionë lekë me qëllim studimin e teknologjive të reja.
Për të kuptuar më mirë impaktin e 5G dhe përfitimet që Shqipëria do të ketë nga kjo tekonologji, kanë krijuar nevojën për zhvillimin e një plani strategjik.
Sipas dokumenteve shoqëruese të procedurës AKEP përveç planit duhet të përgatisë dhe vlerësim të plotë për operatorët e saj për 5G duke filluar nga viti 2022.
Duke marrë në konsideratë aspektet teknike dhe të sigurisë, si dhe të përfshijë masat që duhen marrë dhe çfarë duhet bërë.
Bashkimi Evropian arsyeton se 5G do të ketë një ndikim të madh jo vetëm në sektorin dixhital, por në ekonominë në tërësi.
Një analizë e tillë është e nevojshme pasi kur një vend autorizohet për përdorimin e frekuencave 5G, duhet të marrë parasysh mundësinë për të siguruar që operatorët janë në gjendje ta mbulojnë atë gjeografikisht.
5G është një teknologji e re dhe e implementuar në shumë pak vende të botës, ndërsa priten studime më të thelluara mbi rreziqet dhe dëmet që mund të shkaktojë tek njerëzit.