Shqipëria planifikon blerjen e gazit nga Azerbajxhani në fazën e dytë të projektit TAP

Shqipëria po planifikon të blejë gaz natyror nga Azerbajxhani si pjesë e planit në fazën e dytë të projektit TAP, është shprehur zv.ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Ilir Bejtja për reporterët në Baku.

Bejtja nënvizoi faktin se puna ndërtimore e projektit në pjesën e bregdetit dhe tokën shqiptare ka përfunduar.

Ai gjithashtu theksoi se Shqipëria nuk do blejë gaz si pjesë fazës së parë të projektit TAP. “Nëse një vendim merret për të zgjeruar projektin, atëherë Shqipëria do të shprehë dëshirën të marrë gaz në kuadër të fazës së dytë.”

Sipas fjalëve të zyrtarit, konsumimi i gazit në Shqipëri në atë kohë do të arrijë deri në 1.2 bilion metër kub në një vit.

Bejtja shtoi më tej se një plan po përgatitet për gazifikimin e Shqipërisë me kompaninë e njohur azerbajxhanase ‘SOCAR’.

Qeveria shqiptare dhe ajo e Azerbajxhanit kanë nënshkruar një memorandum mbi bashkëpunimin për zhvillimin e planit për gazifikimin e Shqipërisë në fund të vitit 2014. Më pas palët ranë dakord për ngritjen e grupeve speciale të punës për kryerjen e një studimi fizibiliteti në 2015-ën.

Çelësi kryesor i marrëdhënieve ekonomike midis dy shteteve është konsideruar kryesisht bashkëpunimi në sektorin e energjisë.

SCAN

SHKARKO APP