Shqipëria po plaket

Të dhënat demografike, emigrimi për arsye edukimi dhe profesionale, janë arsyet kryesore sipas analizës së Bankës Botërore që Shqipëria po plaket. Numri i popullsisë së Shqipërisë prej kohësh ka mbetur i njëjtë, 2.8 milionë banorë.

Në 2021, INSTAT llogariti mbi 3,000 vdekje më shumë sesa lindje. Ky ishte kulmimi i një rënieje të vazhdueshme të lindshmërisë në Shqipëri. Emigrimi i shqiptarëve për të gjetur një punë më të mirë vijon, duke sjellë rënien e numrit të qytetarëve në moshë pune.

Qeveria ”Rama 3” shpenzon më pak para për edukimin publik, se çdo vend tjetër në rajon dhe Evropë. Banka Botërore i sugjeron investim në edukimin publik, reformimin e sistemit universitar, si dhe krijimin e kushteve për nxitjen e kthimit në Shqipëri të të diplomuarve në universitete të huaja, duke krijuar vende pune që kërkojnë aftësi të larta profesionale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?