Rama tregon çfarë gjeti në aeroportin e Parisit: Shqipëria, “princesha e re e Lindjes”

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjeti në aeroportin e Parisit.

Kjo revistë ka promovuar destinacionet turistike të Shqipërisë nga Veriu në Jug dhe e konsideron atë si një “Princeshë e re e Lindjes”.

“Surpriza e këndshme në aeroportin e Parisit që mban emrin e Shqipërisë duke promovuar nga veriu në jug destinacionet turistike, prej zonave të mbrojtura të Shkodrës deri në plazhet Sarandës, Qafën e Pazarit në Gjirokastër, hotelet e ngrohta të Korçës, kantinat e Beratit e plot shije të tjera të Shqipërisë turistike”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP