Shqipëria prodhon anije në Pashaliman, nënshkruhet marrëveshja. Rama: Partneritet strategjik me Italinë
Kryeministri i vendit, Edi Rama ishte i pranishëm në firmosjen e marrëveshjes mes shoqërisë Ficantieri, një nga kompanitë më të mëdha të ekselencës në Europë dhe kompanisë KAYO, për të prodhuar në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit anije lundruese.
Në fjalën e tij, Rama tha se kjo ndërmarrje do të fokusohet në prodhimin e anijeve lundruese që do të shërbejnë jo vetëm për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, por edhe për ushtri të vendeve aleate. Projekti pritet të rrisë kapacitetet prodhuese dhe të forcojë bashkëpunimin ushtarak në rajon.
“Partneritet strategjik me qeverinë e Italisë. Kjo është një marrëveshja me Ficantieri për të krijuar një shoqëri të re për të prodhuar në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit anije lundruese, që janë në dobi të ushtrisë shqiptare, por edhe për ushtri të tjera për vendet aleate.
Kjo marrëveshje është një lajm shumë i mirë për të rinjtë, për vajzat dhe djemtë e shkollës Industriale të Vlorës, të cilët do jenë të parët që do ftohen për të marrë pjesë në një rrugëtim formimi të përshtatur për të qenë nesër pjesëmarrës të kësaj shoqëria të re ekselence në territorin e tyre, në qytetin e tyre”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH
A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?
Results
Vota totale: 2233

