Shqipëria refuzon paradën ruse në Moskë, serbët krenarë për pjesëmarrjen

Shqipëria ka refuzuar ftesën e kryeministrit rus Vladimir Putin për të marrë pjesë në paradën e 9 majit, në Moskë, me rastin e 70-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë  i është dërguar ftesa, por mësohet se i është refuzuar pjesëmarrja nga kjo e fundit. Forcat ushtarake shqiptare nuk do t’i bashkohen paradës së “9 Majit”, duke ndjekur kështu të njëjtën linjë me partnerët e saj strategjik. Ky refuzim erdhi pas atij të Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe. Shkaku i mos-pjesëmarrjes së këtyre shteteve është kriza e fundit në Ukrainë. Presidenti serb Nikoliç ka deklaruar së fundmi me shumë krenari se forcat ushtarake serbe do të jenë pjesë e kësaj parade. Dihet se Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe si e tillë nuk mund të marrë vendime në kundërshtim me vendet më të fuqishme aleate të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?