Shqipëria, rekord të zi në rajon. Janë djegur 55154 hektarë sipërfaqe deri më tani, 100 vatra të regjistruara
55154 hektarë sipërfaqe janë djegur deri më tani nga zjarret që kanë prekur Shqipërinë. Vendi ynë vazhdon të kryesojë në rajon për sipërfaqet e djegura. Mekanizmi i BE thotë se 100 vatra zjarri janë regjistruar.
2025 shënon edhe rekordin më të zi për dëmet e shkaktuara nga zjarret në pesë vitet e fundit. Vitin e kaluar u dogjën 46 623 hektarë në vend ndërsa vitet paraardhëse kanë shifra më të ulëta. Shifrat rekord për sipërfaqet më të mëdha të djegura ndonjëherë nga zjarret në Shqipëri janë shënuar në vitin 2007 me 127.491 hektarë tokë të djegura. Në 2011 u dogjën 54 370 ndërsa vitin pasues u dogjën 53 459.
Situata nga zjarret në vendin tonë është përmirësuar ndjeshëm në vendin tonë teksa para disa ditësh flakët prekën disa zona, më shumë Delvinën dhe disa fshatra të Gramshit. Disa vatra mbeten ende aktive, por me intensitet të ulët dhe janë mbajtur nën kontroll.
Sipërfaqet e djegura në 2025
Shqipëria 55.154 hektarë
Kosova 11 892 hektarë
Maqedonia e Veriut 26 522 hektarë
Mali i Zi 24 054 hektarë
Serbia 21 211 hektarë
Kroacia 2 944 hektarë
Bosnje-Hercegovina 26 705 hektarë
KOHA JONË SONDAZH

