”Shqipëria rrezikon të jetë një vend pa opozitë”, Zheji: Problemet me drejtësinë, rënie e madhe për Berishën

Analisti Artur Zheji, thotë se Shqipëria rrezikon të jetë një vend pa opozitë. Ai ka theksuar se Sali Berisha ka pushuar së qenurit lider që kur nuk është më një kandidat real për kryeministër. Sipas Zhejit, problemet me drejtësinë janë një rënie shumë e madhe për Berishën.

”Në radhë të parë, unë mendoj që Berisha ka pushuar së qëni lider që kur ai nuk është më një kandidat real për kryeministër. Termi lider sipas një përkufizimi që unë i bëj është një personazh që del si protagonist i një force politike antagoniste me mazhorancën dhe që ka kostumin e kryeministrit. Është gati, ka mundësinë, ka energjinë etj.

Doktori nuk e ka pasur këtë prej vitesh. Pati një si energji shumë të mirë me Bashën, ishin në 25 prill shumë afër fitores, me një diferencë shumë të vogël votash. Mendoj që bëri eksperimentin duke u çarë me Bashën, pra duke çarë PD dhe e fundosi partinë. Pra, ai gjithmonë largohej nga targeti lider.

Tani problemet me drejtësinë që vijnë mbas non gradës janë rrjedhim e një kurbe që duam s’duam ne është universale. Është një rënie shumë e madhe, por ështe virtuoz mënyra se si ai e përballon për moshën që ka me vizalitetin e tij. Shqipëria rrezikon që ne të kemi një vend pothuajse pa opozitë”, tha ai.

SHKARKO APP