Shqipëria, shpresa e një pritjeje të gjatë
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Francë, njëkohësisht edhe shkrimtar, Ylljet Aliçka, ka folur për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Në një intervistë të kanalit të parë të radios franceze “France Info”, me temë “Shqipëri 2019-shpresa e një pritjeje të gjatë”, Aliçka ndër të tjera tha: “Për ne integrimi europian është një proces, rrugëtim për arritjen e disa standarteve që përmirësojnë nivelin e jetesës së qytetarëve shqiptarë, vlera këto që përkojnë me ato të një bashkësie europiane dhe jo si një ankth apo amok përgjërimi ndaj vendeve antare”. Franca pritet të zyrtarizojë qëndrimin e saj më 15 tetor, sa i përket çështjes së integrimit.