Shqiponja kap me kthetra dronin (foto)
Kur natyra mposht teknologjinë
Kjo është cilësuar si fotografia e shekullit të 21-të. Biologu dhe historiani i natyrës Sir David Frederick Attenborough nga Anglia e publikoi këtë fotografi në faqen e tij pak ditë më parë të shoqëruar me diciturën: Natyra mposht teknologjinë. Në të shfaqet një shqiponjë që kap me kthetrat e saj një dron që po e filmonte. Është foto me vlerën e 1 mijë fjalëve dhe shpreh betejën mes natyrës dhe teknologjisë që në këtë rast duket se e ka fituar natyra. (R.Qafoku)