Shqiptarët blenë rumunet për 1 mijë euro, tortura që të bëheshin prostituta
Një shqiptar është arrestuar në Bergamo të Italisë pasi sëbashku me një një tjetër shfrytëzonin për prostitucion dy adoleshente, të cilat i kishin blerë kundrejt 1 mijë eurove. Mediat italiane raportojnë se të rinjtë kishin ushtruar dhunë për t’i detyruar vajzat që të prostituonin.
Historia është e gjatë dhe nis që në vitin 2005, por së fundi policia italiane ka njoftuar arrestimin e tyre. Mediat italiane shkruajnë se në pranga janë vënë shqiptarët Samuel Kola, 32 ¬vjeç. Ndërkohë që bashkëpunëtori i tij Artur Sulejmani ishte arrestuar më pare, përcjell “Panorama”.
Ata kishin blerë dy adoleshente rumune, 15 dhe 16 vjecare për 1 mijë euro.
Vajzat, të cilave u thuhen vetëm inicialet L dhe A, ishin mashtruar se do të punësoheshin në piceri, por shumë shpjet zbuluan se kishin rënë në kurth. Pas mbërritjes dhe takimit me shqiptarët nis edhe kalvari i mundimeve për to.
Që nga ai moment fillon dhuna, rrahjet, lidhjet, keqtrajtimet dhe detyrimi për seks me klientë edhe të moshuar. L dhe A. u rrahën, të ndara, u përdhunuan dhe u detyruan të prostituonin në Palazzaçio Via Cattaneo ose rreth San Pellegrino Viterbo. Ato pranonin me dhjetëra klientë në ditë dhe të gjitha paratë u shkonin shqiptarëve. Vajzat u liruan pas një fushate të policisë në atë zonë dhe u dërguan fillimisht në shtëpi të kujdesit.
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në Romë, 11 maj, 2016, përmbys gjykimin e shkallës së parë. Kërkoi tetë vjet për Samuel Kola dhe Artur Sulejmani, “Rrëmbyesit” e vajzave dhe menaxherëve të tyre, ndërkohë që ata më herët ishin dënuar me 11 vjet burg. Një ditë më parë policia arrestoi Kolën, që ishte dënuar në mungesë.

