Kryebashkiaku Qosja mbështet draftin e opozitës: Më shumë bashki dhe financim për çdo kompetencë

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, kërkoi rishikimin e reformës territoriale dhe mbështeti propozimin e opozitës për një hartë me 100 bashki dhe 12 qarqe. Në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve, Qosja argumentoi se zgjerimi territorial i bashkive nuk ka sjellë përmirësimin e pritshëm të shërbimeve për qytetarët. Sipas tij, përpara se të merret një vendim për hartën e re territoriale, duhet të bëhet një vlerësim publik i reformës së vitit 2014 dhe të dëgjohen komunitetet që preken nga ndryshimet.

“A-ja e gjithçkaje është ndarja territoriale dhe afërsia me qytetarin. Për kompetencat jam dakord, por afërsia me qytetarin është më e rëndësishme. Si përfaqësues i Shoqatës së Bashkive dhe të Zgjedhurve Vendorë që përfaqëson bashkitë e opozitës, dua të bëj të qartë që ne qëndrojmë për 100 bashki dhe 12 qarqe. Kjo është baza për një qeverisje vendore më pranë qytetarëve”, deklaroi Qosja.

Ai vuri në dukje se përvoja e reformës së vitit 2014, sipas tij, ka treguar se rritja e madhësisë së bashkive nuk është shoqëruar me të njëjtin përmirësim të shërbimeve. “Përvoja e viteve 2014 tregoi se bashkitë u bënë më të mëdha, por shërbimi jo. Ne kërkojmë vlerësim publik të reformës së kaluar para se të merret vendimi përfundimtar. Ne propozojmë një model territorial të diferencuar, ku numri përcaktohet në bazë të nevojës”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qosja kërkoi gjithashtu që çdo kompetencë e re për pushtetin vendor të shoqërohet me financimin përkatës, ndërsa procesi i ndryshimit të kufijve të bashkive të paraprihet nga konsultimi me komunitetet. “Duhet të rrisim numrin e bashkive dhe çdo kompetencë të shoqërohet me financim. Kërkojmë përfaqësim real të qytetarëve. Komunitetet e prekura duhen dëgjuar para ndryshimit të kufijve”, përfundoi kryetari i Bashkisë së Kavajës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?