Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 30 Tetor 2026, 11:58 Ndryshojnë kushtet në Fier për Erion Veliajn. Kryebashkiaku i Tiranës del vetëm në ajrim, vendoset në një qeli më vete Erion Veliaj është nxjerrë sot vetëm në ajrim. Mësohet e njëjta procedurë, sipas këtyre burimeve, pritet të ndiqet edhe në ditët në vijim. Ai…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Protesta
  • Front opozitar
  • Sali Berisha
  • Ervis Martinaj
  • Moti
  • Zgjedhjet lokale
  • AKEP
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Protesta
  • Front opozitar
  • Sali Berisha
  • Ervis Martinaj
  • Moti
  • Zgjedhjet lokale
  • AKEP
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqiptarët dhe rumunët në rrjedhën e Danubit

Aktualitet E hënë, 30 Qershor 2025 15:38
Shqiptarët dhe rumunët në rrjedhën e Danubit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Marin Meksi

Vendet tona kanë një histori të ngjashme dhe duket se fatet e tyre kanë qenë të pandashme, që nga Mesjeta e deri në periudhën e përgjakshme të komunizmit të egër. Në momente të rëndësishme, vendimtare për fatet e secilit komb, ndihmesa reciproke ka qenë gjithmonë e pranishme. Që prej Mesjetës, princi Vlad Cepesh (Țepeș), vojvod i Vllahisë, dhe Skënderbeu, princi i Arbërisë, të bashkuar edhe nën “Vëllazërinë e Dragoit”, në emër të lirisë, mbrojtjes së identitetit dhe, mbi të gjitha, të krishterimit, krijuan dhe forcuan një aleancë të fshehtë kundër armikut të përbashkët.

Më vonë, në vitin 1773, një nga dinastitë më të njohura me origjinë shqiptare, ajo e Gjikajve, do të sundonte për breza me radhë në principatat danubiane. Ndër ta përmendet Grigor Gjika, i cili kaloi nga froni i Moldavisë në atë të Vllahisë, dhe konsiderohet nga shumë studiues si një nga themeluesit e bashkimit të Rumanisë. Një rol të rëndësishëm në historinë e këtij vendi pati edhe Grigor Gjika III, të cilit iu pre koka sepse kundërshtoi shitjen e Bukovinës Perandorisë Austro-Hungareze. Grigore Gjika IV qëndroi në fron deri në pushtimin e Rumanisë nga Rusia (1828–1834), ndërsa më vonë, Aleksandër Gjika II u bë regjent i Vllahisë deri në vitin 1858.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në fillim të viteve 1800, Rumania dhe Shqipëria i dhanë botës një tjetër personalitet të rëndësishëm: Vangjel Zhapën (Evanghelie Zappa), i cili u bë themeluesi i Lojërave Olimpike Moderne dhe një nga filantropët më të mëdhenj të kohës për Greqinë dhe Rumaninë. I biri i Sotira Meksit, nga Labova e Madhe (sot e njohur si Labova e Zhapës), ai shëroi të bijën e princ Moruzit nga gangrena dhe shpërblimi për këtë gjest shënoi edhe fillesën e pasurimit të tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai u bë një ndër njerëzit më të pasur në Evropë dhe shleu borxhin moral ndaj Rumanisë duke ndërtuar shkolla, Akademinë Rumune, kisha e institucione të tjera. Vangjel Zhapa kontribuoi për përmirësimin e alfabetit rumun, flotës detare dhe teatrit kombëtar. Ai ndihmoi edhe Naum Veqilharxhin, duke i dhuruar 25 mijë napolona ari për zhvillimin e alfabetit shqip. Në librin “Onoare lui Evanghelie Zappa”, akademiku Nicolae Postolache shkruan: “Në testamentin dhe epitafin e Zhapës kemi në Rumani një pjesë të madhe të mendimit të tij, jo vetëm përmes statujave prej mermeri dhe bronzi. Këto gjurmë materiale nuk janë lavde për të ndjerin, por zgjatin në përjetësi zërin e Zhapës. Përmes tyre ai shpall publikisht epokën moderne në fusha të ndryshme, përfshirë edhe atë të Lojërave të Mëdha Olimpike, që vazhdojnë edhe sot.”

Mund t'ju interesojë

Ndryshojnë kushtet në Fier për Erion Veliajn. Kryebashkiaku i Tiranës del vetëm në ajrim, vendoset në një qeli më vete

Ndryshojnë kushtet në Fier për Erion Veliajn. Kryebashkiaku i Tiranës del vetëm në ajri...

Para 1 minute
Rasti i parë në historinë e Vatikanit, Papa Leone regjistrohet për të votuar në zgjedhjet afatmesme në SHBA

Rasti i parë në historinë e Vatikanit, Papa Leone regjistrohet për të votuar në zgjedhj...

Para 6 minutash
Ndahet nga jeta diplomati i njohur, Bashkim Zeneli

Ndahet nga jeta diplomati i njohur, Bashkim Zeneli

Para 24 minutash

Kjo bashkëjetesë e ngushtë mes popujve tanë dhe kjo marrëdhënie historike shumëplanëshe ndërmjet shteteve tona, mundësoi edhe lindjen e lëvizjes së Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe të nacionalizmit shqiptar, në një kohë kur Shqipëria ndodhej ende nën sundimin osman.

Kjo lëvizje u fuqizua sidomos falë iniciativave kulturore të figurave të shquara si Dora d’Istria (Elena Gjika), Jani Vreto, Sami Frashëri dhe Naum Veqilharxhi, i cili në vitin 1844 botoi të parin alfabet të gjuhës shqipe. Më vonë, gjatë periudhës osmane, disa intelektualë shqiptarë zhvilluan një teori politiko-historike sipas së cilës shqiptarët dhe rumunët, “vëllezër gjaku me prejardhje të përbashkët”, duhet të luftonin së bashku për çlirimin e territoreve që ndodheshin nën pushtimin osman. Kjo nismë shqiptaro-rumune u shfrytëzua më pas nga Perandoria Austro-Hungareze në vitin 1897.

Në fund të viteve 1800 në Rumani jetonin rreth 30 mijë shqiptarë, një numër i cili mundësoi krijimin e një lëvizjeje për pavarësinë e Shqipërisë nën udhëheqjen e princit Albert Gjika, pretendenti për fronin shqiptar. Në vitin 1912, Ismail Qemali mori pjesë në Kongresin mbarëkombëtar në Bukuresht, ku u miratua edhe rezoluta e parë për Pavarësinë e Shqipërisë. Po në atë vit, një tjetër personalitet i Rilindjes, Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni), shkroi vargjet e himnit kombëtar shqiptar, muzika e të cilit u kompozua nga Ciprian Porumbescu.

Edhe pas krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, lidhjet mes Shqipërisë dhe Rumanisë mbetën të ngushta. Në vitin 1907, me iniciativën dhe në shtëpinë e Kristo Meksit në Bukuresht, u themelua Komiteti për Çlirimin e Shqipërisë. Më 27 tetor 1912, Kristo Meksi priti në Bukuresht Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin, të ardhur nga Trieste për të organizuar komunitetin shqiptar në Rumani dhe për shpalljen e pavarësisë. Ai i dorëzoi Ismail Qemalit ndihmën prej 500 mijë frangash ari që Tache Ionescu, atëherë kryeministër i Rumanisë, i kishte dhënë si kontribut për shtetin e pavarur shqiptar.

Roli i rëndësishëm i Kristo Meksit përmendet në dy vëllime: “E drejta e kombit shqiptar për liri dhe tërësi territoriale”, botuar në Bukuresht në vitin 1918, dhe në një memorandum për paqen, drejtuar Fuqive të Mëdha në Konferencën e Londrës. Ndërkohë, Revolucioni i vitit 1848 në Rumani dhe krijimi i Lozhës së Rregullt Masonike Rumune në vitin 1880 mundësuan që kjo dritë mendimi të përhapej edhe në Shqipëri. Ajo u bë një garanci dhe gur themeli për ndërtimin e një shoqërie mbi parimet “Liri, Barazi, Vëllazëri”, falë veprimtarisë së Nikolla Naços, drejtues i shoqërisë “Drita”. Ai ishte gjithashtu drejtor i shkollës normale të hapur më 1892 dhe botues i gazetës “Shqiptari” (“Albanezul”), e cila doli me ndërprerje nga viti 1888 deri më 1903.

Në përmbyllje, duke konkluduar këtë kumtesë mbi marrëdhëniet e ngushta dhe të forta mes dy vendeve tona, mund të themi se kjo lidhje e pandërprerë dhe shumëdimensionale — nga ruajtja e identitetit dhe besimit, tek përkrahja për shkollat dhe pavarësinë — ka qenë një shtyllë historike me vlerë të veçantë. Uroj që kjo marrëdhënie të vazhdojë po kaq fort edhe sot, për t’iu bërë ballë sfidave të kohës, jo vetëm për ne, por për gjithë Evropën dhe më gjerë.

Etiketat e lidhura

Marin Meksi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ndryshojnë kushtet në Fier për Erion Veliajn. Kryebashkiaku i Tiranës del vetëm në ajrim, vendoset në një qeli më vete
Para 1 minute

Ndryshojnë kushtet në Fier për Erion Veliajn. Kryebashkiaku i Tiranës del vetëm në ajrim, vendoset në ...

Rasti i parë në historinë e Vatikanit, Papa Leone regjistrohet për të votuar në zgjedhjet afatmesme në SHBA
Para 6 minutash

Rasti i parë në historinë e Vatikanit, Papa Leone regjistrohet për të votuar në zgjedhjet afatmesme në...

Ronaldo më pranë historisë me tripletë, vetëm 15 gola larg shifrës magjike të 1000 golave!
Para 17 minutash

Ronaldo më pranë historisë me tripletë, vetëm 15 gola larg shifrës magjike të 1000 golave!

Ndahet nga jeta diplomati i njohur, Bashkim Zeneli
Para 24 minutash

Ndahet nga jeta diplomati i njohur, Bashkim Zeneli

Më të lexuarat

1 Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord
Para 13 orësh

Front i përbashkët opozitar pas protestës? Bardhi: PD e ka derën të hapur. Shehaj: Jemi dakord

2 Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!
Para 14 orësh

Opozita zihet live në studio, ndaj Rama qeveris i qetë!

3 A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat
Para 14 orësh

A ka lidhje transferimi i Agasit në Fier me Veliajn? Klodiana Lala tregon prapaskenat

4 Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të penduarit
Para 13 orësh

Zhdukja e Ervis Martinajt, Lala: Familja e di se kush e ka bërë vrasjen, nuk merret dëshmia e të pendu...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.