“Shqiptarët dhe turqit në fund, ekipet e shpëtim nxorën të parët italianët dhe grekët”

 Operacioni i shpëtimit të udhëtarëve të tragetit “Norman Atlantic”, i cili u përfshi nga zjarri ndërsa lundronte nga Greqia në Itali, pothuajse ka përfunduar. Pasagjerët e shpëtuar pohojnë se ekipet italiane dhe greke të shpëtimit gjatë aksionit favorizuan bashkëkombësit e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Një nga varkat e shpëtimi në portin e Brindisit solli 49 pasagjerë të shpëtuar, nga të cilët 25 grekë, pesë italianë, tre shtetas turq dhe dy Afgan. Në tragetin e përfshirë nga flaka kishte 53 shtetas turq, nga të cilat 13 janë shpëtuar dhe evakuuar. Shefi i diplomacisë turke Mevlut Çavusoglu ka konfirmuar informacionin që deri më tani nga trageti janë shpëtuar 13 shtetas turq, dhe që asnjë qytetar turk nuk ka humbur jetën.

Pasagjerja e shpëtuar, Aylin Akamac për AA tha se pas shpërthimit të zjarrit nuk kishte kurrfarë organizimi, ndërsa pas arritjes të ekipeve të shpëtimit nga Italia dhe Greqia, ata së pari nxorën kryesisht bashkëkombësit e tyre. Këtë situatë ajo e vlerësoi si "një skandal të madh".

"Edhe ushtarët e rinj i shpëtuan para fëmijët dhe gratë. Na lanë të presim në det të hapur, edhe pse deti ishte i qetë. Deri sa përpiqeshin për t'na tërhequr me anije tjetër, tri herë u këput litari. Asgjë nuk bënë. Ishte diçka e paparë. Askujt mos i ndodhtë diçka të tillë. Ishte si një skenë nga filmi Titanic ", tha Akamac, duke shtuar se në traget ishin vetëm tre varka shpëtimi.

Duke përshkruar momentet e para të paraqitjes së zjarrit, Akamac tha se udhëtarët e parë që vërejtën zjarrin morën barkat e shpëtimit, ndërsa të tjerët mbetën në mëshirë të fatit në kuvertën e tragetit. "Uji që përdorej për shuarjen e zjarrit na lagu të gjithëve. Me orë të tëra ngrimë në kuvertë. Disa i afroheshin zjarrit për tu ngrohur. Burri im ende ndodhet në traget dhe jam e frikësuar për të," tha Akamac.

Mediat greke raportojnë se trageti do të dërgohet në portin italian të Brindisit, por për shkak të kushteve të këqija atmosferike vështirësohet tërheqja në drejtim të bregdetit. Konsulli grek në Bari, Stelyos Kambanele për një radio italiane deklaroi se gjendja shëndetësore e pasagjerëve të shpëtuar është e mirë. Trageti “Norman Atlantic” të shtunën në mbrëmje nga porti grek Petre lundroi për në Ankona-Itali. Pas përfshirjes nga zjarri në traget fillimisht ka humbur jetën  shtetasi grek 61-vjeçar, ndërkohë që nuk janë identifikuar akoma viktimat e  tjera. Në tragetin e përfshirë nga zjarri ndodheshin 422 pasagjerë dhe 56 anëtarë të ekuipazhit.

SHKARKO APP