Shqiptarët dhunojnë brutalisht dhe grabisin të moshuarën në Greqi

Dy shqiptarë dyshohet se kanë grabitur një të moshuar në Greqi, duke i vjedhur 1300 euro.

Grabitja ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes në fshatin Agia Marina në ishullin Zakynthos, ndërkohë autorët ishin të maskuar me kapuça.

Sipas mediave greke, ata hynë në banesën e 75-vjeçares, e cila jetonte vetëm dhe e dhunuan brutalisht atë, duke e goditur me grushte e shkelma. Më pas ata morën paratë dhe u larguan me shpejtësi.

E moshuara, e cila mbeti e plagosur rëndë nga sulmi fizik, lajmëroi autoritetet për të denoncuar grabitjen.

Ajo u dërgua në spital në gjendje të rëndë për të marrë ndihmën e parë.

Policia greke ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. Autoritetet raportuan se grabitësit ishin shqiptarë.

SHKARKO APP