Shqiptarët, drejtues të organizatës famëkeqe terroriste në Greqi

Prej kohësh dihej se disa shqiptarë ishin përfshirë në aktet terroriste të grupeve anarkiste në Greqi, por tashmë ata kanë edhe role drejtuese në to.

Hetimet e policisë greke kanë zbuluar disa shqiptarë që jetojnë prej vitesh në Greqi, janë pjesë shumë e rëndësishme e grupit terrorist që komandohej nga “killeri” i organizatës famëkeqe “17 Nëntori”, Kristodhulos Ksiros, në bashkëpunim me terroristët e rinj të “Komploti i Celulave të Zjarrit”.

Nje 29-vjecar nga Shqiperia, i arrestuar para pak ditesh ka pranuar se ishte numri dy i organizates se formuar nga "killeri" i famekeqes "17 Nentori", Kristodhulos Ksiros dhe anarkistet e "Komploti i Celulave te Zjarri", raporton Shqiptarja.com.

Ndërkohë, edhe disa shqiptarë të tjerë janë të përfshirë në këtë grup.

SHKARKO APP