Shqiptarët e Diasporës kalojnë doganën e Muriqanit, ultimatum Ramës për qeveri tranzitore
Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh nga diaspora janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së paralajmëruar për ditën e sotme, një protestë kombëtare. Sipas një prej koordinatorëve të organizimit, pjesëmarrësit po hyjnë në Shqipëri nga dy drejtime kryesore: përmes pikës kufitare të Igumenicës dhe asaj të Muriqanit.
Fluksi i automjeteve ka sjellë radhë të gjata në hyrje të vendit, ndërsa në zonën e Urës së Bunës raportohet për një varg kilometrik. Shqiptarë nga Zvicra, Italia dhe Greqia kanë zgjedhur itinerarin përmes jugut, ndërsa pjesëmarrës nga Belgjika, Franca, Austria, Britania e Gjermania po hyjnë nga veriu.
Protesta ka karakter politik dhe se organizatorët synojnë të bashkojnë zërin e diasporës për kërkesat e tyre. Ata i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugën për krijimin e një qeverie tranzitore apolitike.
KOHA JONË SONDAZH

