Shqiptarët e dyshuar për sulmin e Nicës, nga Fieri dhe Elbasani

Vetëm pak ditë pasi mediat raportuan se një çift shqiptarësh akuzoheshin si të përfshirë në mënyrë indirekte në sulmin terrorist të Nicës, lajmi është konfirmuar edhe nga kryeprokurori i Francës, Fransua Molë.

Fjala është për 38-vjecarin Artan Hënaj, i cili ka lindur në Fier si dhe për 42-vjeçaren, Enekelejda Zave, e lindur në Elbasan, e cila është mbajtëse e dy pasaportave, shqiptare dhe franceze.

Në bazë të komunikatës zyrtare, çifti dyshohet se i ka shitur armë terroristit që u mori jetën 84 personave, Mohamed Lahouajej Bouhlel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet kanë bërë të ditur edhe akuzën që rëndon mbi dy shtetasit shqiptarë, e cila është thyerja e ligjeve për armët por në lidhje me një grup terrorist, rrethanë kjo që mund të ashpërsojë dënimin në rast se gjykata do të bindet nga provat e prokurorisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç çiftit shqiptar, në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë të cilët dyshohet se janë të përfshirë në mënyrë direkte në sulmin tragjik. Prokuroria ka bërë me dije se janë tre franko-tunizianë me emrat Mohamed Oualid G, Shokri C dhe Ramzi A.

Zyrtarët kanë preferuar të japin vetëm inicialet e mbiemrave të personave të në fjalë për të respektuar hetimin që vijon. Këta të dyshuar do të përgjigjen përpara gjykatës mbi akuzën e përfshirjes në vrasje terroriste.

Kryeprokurori Molë u shpreh se të pestë personat e vënë në pranga do të vijojnë të qëndrojnë nën masën e arrestit me burg. Asnjë prej individëve nuk ka qënë i njohur për njësitë anti-terroriste, por disa janë arrestuar për krime jo të rënda, si rrahja, posedimi i lëndëve narkotike, etj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?