Shqiptarët i vjedhin gomonen lordit anglez në Greqi. Gjendet në Çukë të Sarandës
Një gomone e vjedhur në Greqi është gjetur në një shtëpi të braktisur në Çukë të Sarandës. Policia e sekuestroi pas informacionit që mori nga Interpol dhe policia greke se gomonia e vjedhur gjendej në Sarandë.
Ajo ishte lokalizuar nëpërmjet sistemit GPS që kishte të instaluar. Mjeti lundrues mësohet se i përket një lordi anglez, bashkëpunëtor i fondacionit “Butrinti”. Policia dyshon se gomonia ishte vjedhur për t’u përdorur për trafik droge. Deri tani nuk ka asnjë të ndaluar si autor i vjedhjes.
Lapsi.al
KOHA JONË SONDAZH

