Shqiptarët kapen me 2 milionë euro heroinë

Policia malazeze i gjeti 28 kilogram heroine dy shqiptarëve në pikën kufitare në Dubrovnik në tentativë për të kaluar kufirin nga Kroacia. Të arrestuarit janë Emilian Arifi, 36 vjeç dhe Andi Metani, 29 vjeç.

Heroina ishte fshehur në një makinë me targa shqiptare në pjesën mes motorit dhe kroskotit. Sipas policisë, Arifi dhe Metani tentuan të kalonin kufirin më 25 shkurt rreth orës 20:20 me një makinë “Peugeot”.

Vlera e drogës arrin deri në 2 milion euro, sipas policisë. Kjo është shuma rekord e drogës së fortë që policia në Mal të Zi ka sekuestruar ndonjëherë.

SHKARKO APP