Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqiptarët me pagat më të ulëta, por punojnë me orët më të zgjatura në Europë

Aktualitet E enjte, 21 Shtator 2023 16:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një i punësuar me pagë në Shqipëri punoi 43.7 orë në javë në vitin 2022, nga 43.3 orë vitin e mëparshëm. Të dhënat e tjera të Euostat, që matin orët e punës për shtetet e Europës dhe disa vende të tjera të rajonit bëjnë të ditur se punonjësit shqiptarë kanë orët e punës më të gjata në Europë, së bashku me vende të tjera të rajonit. Sipas Eurostat, një europian punoi mesatarisht 37.5 orë në javë në vitin 2022, ose 6.2 orë më pak (pothuajse një ditë pune), sesa një shqiptar. Pas shqiptarëve, më gjatë punojnë serbët me 43.3 orë. Për Maqedoninë e Veriut të dhënat e fundit të disponueshme janë për vitin 2020, ku mesatarja ishte 40.9 orë.

Femrat në Shqipëri punojnë 7.8 orë më shumë se në Bashkimin Europian

Në Shqipëri, sipas INSTAT, meshkujt punojnë mesatarisht 44.8 orë pune në javë dhe femrat 42.5 orë. Diferenca më e lartë mes orëve të punës mes të punësuarve në Shqipëri dhe atyre në Bashkimin Europian është tek femrat. Gratë në Europë duket se janë më të privilegjuara se ato në Shqipëri, teksa punojnë më pak orë dhe si rrjedhojë kanë më shumë kohë të lirë që të merren me familjet e fëmijët.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Femrat në Bashkimin Europian punojnë mesatarisht 34.7 orë në javë, sipas Eurostat. Sipas INSTAT, në Shqipëri gratë punojnë 42.5 orë në javë, ose 7.8 orë më shumë sesa në Bashkimin Europian. Në Gjermani, gratë punojnë vetëm 31.2 orë në javë, ndërsa në Holandë, që ka nivelin më të ulët në Europë, java e punës zgjat vetëm 28.5 orë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas Eurostat, meshkujt punojnë mesatarisht 39.9 orë për mesataren e Bashkimit Europian, ku më e ulëta është në Holandë (37.4) dhe më e larta në Islandë (42.2). Diferenca në orët e punës mes meshkujve në Shqipëri dhe mesataren e BE-së është 4.9 orë, shumë më e ulët se ajo e femrave.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 4 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 5 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 5 orësh

Më shumë punë, por më pak para

Të dhëna të tjera tregojnë se ndonëse kanë orët më të zgjatura të punës, punonjësit shqiptarë kanë pagat më të ulëta në Europë. Shqipëria kishte pagën më të ulët mesatare në rajon në vitin 2022, me rreth 520 euro secila (bruto), sipas të dhënave nga institutet statistikore përkatëse.

Serbia është shteti që po “fiton” në garën rajonale të pagave, që për vitin 2022 ishte mesatarisht 880 euro, ndërsa në dhjetor 2022, kërceu afër nivelit prej 1000 eurosh bruto (983 euro), sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave i Serbisë.

Në Maqedoninë e Veriut paga mesatare ishte 832 euro në fund të 2022, në Mal të Zi 900 euro, në Bosnjë 934 euro. Ndërsa në shtetet e tjera të Europës paga mesatare janë mbi një mijë euro në muaj. /Monitor/

Etiketat e lidhura

parapuna
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 4 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 4 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 5 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 9 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 6 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 11 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 11 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.