Shqiptarët në Greqi, specialistja e migrimit: Mund ta shtyjnë afatin
Eda Gemi, specialiste e migrimit, tha nga Athina se shqiptarët që ndodhen në Greqi dhe kanë kaluar afatet e lejuara të qëndrimit për shkak të mbylljes së kufijve, nuk duhet të shqetësohen dhe panikohen, por të shkojnë në stacionet përkatëse të policisë për të shtyrë afatin e qëndrimit.
“Dikush të cilit i mbaron afati i qëndrimit në zonën shengen e kap paniku, por nuk ka pse. Në rast që shkojnë në stacionet përkatëse të policisë ju shtyhet afati i qëndrimit. Ka qenë një udhëzim i vetë komisionit Europian, përsa i përket kësaj kategorie individësh, që për një arsye apo një tjetër kanë mbetur në vendet e zonës shengen”, tha Gemi.