Shqiptarët në rrjete sociale: Tym i bardhë për Drejtësinë
Në fund u arrit konsensusi final i cili do të çojë në miratimin e Reformës së Drejtësi. Pas shumë orësh diskutimesh dhe tensionesh, ne ndihmën e Ambasadorëve dhe të politikës, kjo nismë është përshëndetur dhe në rrjeteve sociale.
Rrjetet sociale gjatë gjithë ditë kanë qenë të angazhuara për të lëshuar mesazhe pro votimit, por reformës gjë edhe e cila nga ndikuar sipas burimeve, që presioni i madh i shoqërisë, të arrihet konsensusi.
Gëzimi që ka përçuar kjo reformë tek Shqiptarët është më se evidente por me mesazhe në rrjete sociale, ata kanë ndarë lumturinë e tyre mbi arritjen e konsensusit. Disa me mesazhe pro arritjen të një konsensusi por disa edhe me kritika dhe thumba për politikën.
Pas propozimeve të fundit të ambasadorëve, palët janë mbledhur sërish në një takim në kryesinë e Kuvendit për të negociuar për propozimin e ri në prani edhe të ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahudin.
Ilir Meta dhe Edi Rama ishin të parët që pranuan draftin, por negociatat vazhduan deri vonë me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, i cili ka këmbëngulur për zbatimin e së njëjtës formulë për të 4 sistemet, duke përfshirë KLGJ-në dhe KLP-në. Mësohet se marrëveshja është pranuar edhe nga kreu i PD-së dhe pritet të kalojë në Kuvend për miratim.
KOHA JONË SONDAZH

