Shqiptarët, pa viza drejt Brazilit

Për të shkuar në Brazil tani nuk duhet më të marrësh një vizë. Ministria e Jashtme ka bërë të ditur se pas mbylljes së procedurave të nevojshme ligjore, në bashkëpunim me palën braziliane, u mundësua heqja reciproke e regjimit të vizave edhe për pasaportat e thjeshta të shtetasve shqiptarë e shtetasve brazilianë.

Në këtë mënyrë, që prej datës 27 nëntor 2014 shtetasit e të dy vendeve kanë mundësinë që të lëvizin lirshëm në territoret e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës Federative të Brazilit.

Shqiptarë mund të hyjnë e qëndrojnë Republikën Federative të Brazilit, për motive afatshkurtra, deri në 90 ditë për 180 ditë, të llogaritura nga hyrja e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë rast, Ministria e Jashtme e Shqipërisë shpreh edhe një herë kënaqësinë e saj për këtë lehtësim që i krijohet shtetasve të të dy vendeve për të lëvizur lirshëm në territoret respektive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?