Shqiptarët peng në kufi/Avokati: Po të ishin ministra, do të kishin hyrë

Situata në kufijtë e Shqipërisë nuk është ajo që duhet në këto ditë të pandemisë së Covid-19. Prej ditësh ata po jetojnë në qiell të hapur, pasi nuk po lejohen që të futen në atdhe. Avokati Adriatik Lapaj pretendon se ka dhjetëra nene konventash për të drejtat e këtyre shtetasve shqiptarë që po shkelen.

“Është shkelur kuadri ligjor vendas dhe ai ndërkombëtar. Përcaktohet qartë e drejta e qytetarëve për të mos u ndaluar që të kthehen në vendin e tyre. Referuar të gjithë konventave, është e pamundur që t’i ndalohet kthimi në vendin e tyre. Ata kanë ardhur në derën e vendit të tyre dhe në këto kushte shteti nuk duhet ta mbajë derën mbyllur. Shteti duhet të marrë masat e karantinimit, por jo të ndalojë hyrjen e shtetasve të tij”, tha Lapaj për A2.

Nga ana tjetër ai shtoi se po të ishin ministra, këta shtetas do të kishin hyrë. “Ministri i Jashtëm (Gent Cakaj) përcolli mjekët në Itali dhe u kthye në vend si zotëri, as nuk u karantinua. Këto nuk janë raste riatdhesimi. Edhe sikur të ishin të sëmurë, kush do t’i kurojë ata atje? Nuk mund të lihen në tokë neutrale”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?