Shqiptarët pushtues dhe kriminelë? Media britanike tregon të vërtetën: Kalimin e bëjnë kurdët, kush nuk paguan lekët…

Gjuha e përdorur na zyrtarja e lartë e ”Ministrisë” së Brendshme në Britaninë e Madhe, që shqiptarët janë ”pushtues”, nxiti reagime të forta. Media britanike ”Daily Mail”, e cila më herët për shqiptarët ka shkruar se janë kriminelë, ka publikuar një investigim mbi rrjetin e trafikut të emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas medias britanike, rritja e emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria po nxitet edhe nga një rrjet i suksesshëm trafikantësh të cilët sigurojnë udhëtimin përmes nga Franca përmes kanalit të La Manshit e më pas në Britani. ”Daily Mail”, nënvizon se bandat kurde drejtojnë gomonen nga Franca drejt Britanisë së Madhe.

”Për të siguruar pagimin e çdo fondi të papaguar, bandat kurde fotografojnë çdo migrant dhe pasaportat e tyre. Emigrantët thanë se kushdo që kalon nëpër kontrabandistët e njerëzve rrezikon të ndiqet dhe të vritet në Mbretërinë e Bashkuar”,-thuhet në shkrim.

SHKARKO APP