Shqiptarët rritin hashash dhe në Itali, arrestohen 3 të rinj

Gjatë 24 orëve të fundit, dy operacione të policisë italiane kanë çuar në arrestimin e 3 shtetasve shqiptarë me akuzën e rritjes së bimës së kanabis e trafikimin ilegal të marijuanës.

Operacioni i parë policor u ekzekutua në rrethinat e qytetit të Altamurës ku nën pranga përfundoi një shtetas shqiptar 26 vjeçar me profesionin bari. Në një zonë të braktisur të komunës së Ceraso, shtetasi shqiptar kishte ngritur një plantacion të vërtetë marijuane me bimë të larta deri në 2 metra.

Operacioni i dytë policor u ekzekutua mëngjesin e sotëm në qytetin e Velletrit  ku me të njëjtën akuzë të rritjes së marijuanës dhe trafikimit të saj, kanë përfunduar nën pranga dy shtetas shqiptarë të njohur nga forcat e rendit. Ata janë M.E. 29 vjec e M.G. 22 vjec.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arrestimi i tyre është bërë në flagrancë ndërsa po kultivonin marijuaën në një plantacion në rrethinat kodrinore të territorit të Velletrit. Në këtë plantacion u sekuestruan 45 rrënjë kanabis të larta 1.80cm. Planatacioni i marijuanës ishte i pajisur me një sistem ujitës ndërtuar nga një pompë hidraulike.

Swiss Digital Mobile Reklama

kanabis ne italii

kanabis ne itali

kanabis ne italiii

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?