Shqiptarët shpenzuan 30 milionë euro ilaçe e mjekime, Tabaku: U rimbursuan me 1%, qeveria u pasurua
Nënkryetarja dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka risjellë vëzhgimin e ”Zërit të Amerikës”, lidhur me shpenzimet që kanë pasur të prekurit nga koronavirusi në Shqipëri. Në facebook ajo shkruan se shqiptarët shpenzuan 30 milionë euro ilaçe e mjekime, por iu është rimbursuar vetëm 1%.
Postimi i plotë
Shqiptarët kanë shpenzuar 30 mln euro për ilaçe dhe mjekime gjatë pandemisë ndërsa qeveria i ka rimbursuar qytetarëve vec 231 mijë euro. As 1% e vlerës së harxhuar nuk ka shkuar për të ndihmuar qytetarët.
Fytyra e vërtetë e një qeveria që politikën nuk e përdor për ti shërbyer qytetarëve por tu pasuruar vete, të braktisur dhe në fatkeqësi!
Jemi vendi me varfërinë më të lartë në rajon, dhe me pagat më të ulëta. Kjo nuk mund të jetë manyra se si qeveriset vendi ynë.