Shqiptarët, ”të padëshiruarit” e Europës
Përpos lajme për banda dhe kriminelë, tani si shqiptarë dalin të jemi populli më i “padëshiruar” nga Bashkimi Europian, kjo në raport me numrin e lartë të atyre që përpiqen të emigrojnë në shtetet e “Bllokut”.
Të dhënat nga Organizata Europiane e Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX tregojnë se emigrantët nga Shqipëria kryesojnë listën e të kthyerve me forcë me mbi 5 mijë raste duke u ndjekur nga Tunizia, Gjeorgjia, Maroku e Turqia.
Shqiptarët renditen të shtatët në botë për numrin më të lartë të emigrantëve që qëndrojnë në mënyrë të parregullt në një nga vendet e “unionit”.