Shqiptari 27-vjeçar ra nga çatia, dyshohet se është vrasje

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili jetonte në Soci me xhaxhain e tij, humbi jetën të enjten (1 gusht) në punë. Viktima, i identifikuar si Nertil Bushi ndërroi jetë pasi u rrëzua nga çatia ku po punonte. Sipas mediave italiane, ngjarja dyshohet të jetë vrasje.

Një prej të dyshuarve është xhaxhai i shqiptarit, i identifikuar si Dritan Bushi, i cili ishte me të kur rrëshqiti nga çatia. Xhaxhai telefonoi menjëherë ambulancën, por 27-vjeçari nuk ia doli të mbijetonte.

Ndërsa i dyshuari i dytë është Bruno Napoli, një punëtor me origjinë kalabriane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dy janë në qendër të hetimeve nga karabienierët e Empolit. Një prej pyetjeve kryesore, të cilës po përpiqen ti japin përgjigje është nëse viktima kishte kontratë të rregullt apo punonte në të zezë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?