Shqiptari i kërkuar kapet i fshehur nën batanije

Policia e qytetit të Bozenit të Italisë, (Tiroli jugor) ka arrestuar një refugjat nga Shqipëria këtë të premten. Ai fshihej në banesën e tij.

Për 37 vjeçarin ishte ngritur një urdhër arresti për vuajtjen e dënimit me burg prej 9 muaj dhe 15 ditësh. Po ashtu ai akuzohej për dhunë, kërcënime si dhe prodhim dhe shitje drogë.

Policia e qytetit të Bozenit kishte shkuar të premten në mëngjes rreth orës 7.30 në banesën, ku shqiptari banonte. Bashkëshortja e tij hap derën dhe sheh zyrtarët policorë. Ajo u thotë policisë se bashkëshorti i saj prej muajsh nuk jeton në qytet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ato moment policia dëgjoi një zë nga pjesa tjetër e banesës dhe kërkoi leje nga bashkëshortja e shqiptarit që të bëjë një kontroll të vogël në banesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas kontrollit, policia gjeti shqiptarin të fshehur nën batanije. Ai u arrestua dhe u dërgua në burgun e Bozenit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?